AlbanianEnglish

Firmosen 15 procedura konfiskimi ndërtimesh pa leje, reagon Rama

Pas vendimit të miratuar në shtator të këtij viti, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se 15 ndërtesa tashmë do të kalojnë në pronësi të shtetit dhe do të përdoren për interes publik.

Kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik.

Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

*Tibo News

You don't have permission to register