
Fiona Rushiti, punoj për më shumë vajza akrobate në të ardhmen
Prej moshës tre vjeçare Fjona Rushiti nisi me akrobacinë për të arritur tek sfidat më të mëdha të saj në lartësi. Fiona ka realizuar shumë performanca në vene të ndryshme të Shqipërisë, po ashtu dhe në lartësi të pa imagjinueshme. Talentin dhe dashurinë për akrobacinë tek Fiona e ka zbuluar mësuesi i saj, që i hapi dyert e cirkut. Performancat e saj sot mirëpriten dhe duartrokiten nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Por çfarë e shtyn një akrobate të sfidojë veten, lartësitë e mëdha dhe jetën e saj duke rrezikuar në qëndrimin pa rrip sigurie. Shpesh herë ajo ka qëndruar në mbi 15 metra lartësi duke hasur edhe vështirësi, por kjo nuk e pengon që të vijojë me zgjedhjen e lartësive të reja.
Vëmendja e saj nuk qëndron vetëm tek performancat dhe realizimi i numrave të ndryshëm, por dhe transmetimi i këtij talenti tek të tjerët, ndaj aktualisht ajo ka grupin e saj të vajzave, të cilave i mëson këtë art sa të bukur edhe sfidues.
Fiona Rushiti ka përcjellë për publikun performanca që janë zhvilluar në ajër, ku nuk ka munguar dhe më parë me rastin e festave. Festat e nëntorit sollën aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore. Mes tyre edhe akrobatja Fiona Rushiti dhuroi një performancë të veçantë, që u shfaq në 110-vjetorin e Pavarësisë. Ajo ka marrë vlerësimin e të gjithëve, por sa synon që emri i saj të shënohet në librin e rekordeve guiness.
Fokusi i Fionës është vetëm shqipëria, duke realizuar performanca të cilat kanë prezent publikun dhe ato që i tregojnë botës mbi sfidën e saj apo për skajet më të bukura të shqipërisë.