
Finlandezët më të lumturit, po shqiptarët ku renditen?
Edhe këtë vit Finlanda kryeson listën në Raportin Botërore të lumturisë, të publikuar të hënën.
Raporti llogarit disa të dhëna si mbështetja sociale, shëndeti, liria, të ardhurat për frymë, bujarinë por edhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një shteti.
Jo për t’u habitur, por Finlanda kryeson listën për të 6 vit radhazi, ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Shqipëria renditet në vendin 83 nga 137 vende gjithësej, ndërsa Kosova renditet në vendin e 34-rt. Lituania është i vetmi vend i ri në 20-en e parë, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të pakënaqura në sondazh.
Raporti i parë Botëror i Lumturisë nga ‘Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm’ është një iniciativë globale e Kombeve të Bashkuara që daton prej më shumë se 10 vitesh.
*Tibo News