
Finlandë & Estoni: Jo viza për turistët rusë
Finlanda dhe Estonia i bëjnë thirrje BE-së që të ndalojnë vizat turistike për rusët.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas u shpreh se të vizitosh Evropën është një privilegj dhe se tani është koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia.
Ata argumentojnë se nuk duhet të bëjnë pushime në Evropë, për aq kohë sa Rusia po bën luftë në Ukrainë.
Dy vendet kufizohen me Rusinë dhe e ndaluan rrugën ajrore për ta pas pushtimit të Ukrainës, por vazhdojnë të kenë tokësoren.