Finlanda: Turqia ka marrë vendim për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Finlandës njoftoi se Turqia ka marrë vendim lidhur me ratifikimin e aplikimit të shtetit të tij në NATO.  Sauli Niinisto tha se do të vizitojë Stambollin gjatë kësaj jave për të dëgjuar vendimin nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Erdogan ka sinjalizuar se do t’i japë dritën jeshile Finlandës. Ai tha se “ne do të bëjmë pjesën tonë, do të mbajmë premtimin që kemi dhënë”.

Ratifikimi zyrtarisht duhet të kalojnë përmes votimit në Parlamentin e Turqisë.

Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe. Turqia shprehu frustrimin e saj lidhur me atë që e sheh si dështim të Suedisë për t’iu përmbajtur zotimeve të marrëveshjes, ndërsa ka shprehur vullnet që Finlanda të ecë drejt anëtarësimit në aleancën perëndimore ushtarake.