Finlanda shpallet sërish vendi më i lumtur në botë, por ku renditet Shqipëria

Sipas raportit të lumturisë botërore për vitin 2024 Finlanda zë vendin e parë, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani është vendi më i palumtur. Finlanda e zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi.

Vendet e para në këtë listë janë qytetet europiane, ku e dyta shihet Danimarka, ndërsa në vendin e tretë në listën e 140 vendeve qëndron Islanda.

Në dhjetëshen e parë përfshihen Suedia, Izrael, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.

Siç shihet në tabelë, Shqipëria renditet e 87-ta duke shënuar një rënie në lidhje me një vit më parë, ku renditej në vendin 83.

Këtë vit e përfshirë në listë është edhe Kosova, e cila zë vend më lart se Shqipëria, në vendin e 29.

 

Raporti zbuloi gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980.

Raporti i Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre.