Finlanda po shqyrton mbylljen e të gjitha pikave kufitare me Rusinë

Kryeministri finlandez Petteri Orpo po mendon të mbyllë disa apo edhe të gjitha pikat e kontrollit në kufirin me Rusinë për shkak të fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme.

“Ne mund të kufizojmë trafikun kufitar, të mbyllim disa apo edhe të gjitha pikat e kalimit ose të vendosim qendrën e pritjes për azilkërkuesit në një vend,” deklaroi kryeministri, duke komentuar raportet për një rritje të numrit të njerëzve që kalojnë kufirin lindor të vendit pa dokumentet e nevojshme, shkruan Yle.

“Mesazhi i qeverisë është i qartë, ne duam të garantojmë sigurinë e kufirit tonë”, tha ai lidhur me këtë.