
Finlanda optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën
Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 korrik, Tuppurainen tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.
Kosova është shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave për udhëtim në zonën Shengen.