AlbanianEnglish

Finlanda kërkon miratimin e protokollit për anëtarësim në Nato

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka kërkuar këtë të martë që Hungaria dhe Turqia të ratifikojnë protokollet  e dorëzuara nga Suedia dhe Finlanda për tu anëtarësuar në Nato.

Aktualisht ratifikimi i protokolleve është kryer nga 28 vende anëtare të Aleancës Veri-Atlantike ku mes tyre edhe nga Parlamenti Shqiptar.

 Në mesin e 30 vendeve anëtare të Natos janë vetëm Turqia dhe Hungaria që ende nuk kanë ratifikuar protokollet.

Në një konferencë për shtyp, Kryeministrja Finlandeze u shpreh se tani më sytë e tyre janë pikërisht tek këto dy shtete duke pritur që kjo gjë të ndodh sa më shpejt.

Suedia dhe Finlanda dorëzuan zyrtarisht aplikimet e tyre për t’iu bashkuar Natos më 18 maj. Vendimi i tyre erdhi pas nisjes së pushtimit Rus në Ukrainë dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Kremlinit. 

You don't have permission to register