Finlanda fortifikon kufinjtë e saj me Rusinë

Finlanda po merr hap pas hapi vendimet e duhura për të mbrojtur territorin e saj.

Pas aplikimit për anëtarësim në Nato dhe frikës nga hakmarrja Ruse mbi këtë vendim, Helsinki zyrtar ka vendosur të fortifikojë kufijtë e tij me Kremlinin.

Ushtria finlandeze ka ndërtuar edhe një bunker pranë kufirit për të ofruar mbrojtje maksimale për qytatarët në rast të një përshkallëzimi të situatës nga Moska.

Helsinki ka parashikuar se një nga mënyrat e hakmarrjes së Rusisë mund të jetë  edhe nxitja për dyndjen e emigrantëve në kufinjtë finlandez me synim destabilizimin e vendit.

Nëse Moska do të zgjidhte një formë të tillë hakmarrje, kjo nuk do të ishte hera e parë pasi vitin e shkuar ajo bëri të njëjtën gjë në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Përpjekjet e Finlandës për të fortifikuar kufijtë e saj me Rusinë do të vijojnë edhe më tej pasi ushtria do të nisë muajin tjetër punën për ndërtimin e një gardhi mes dy vendeve.

Fillimisht do të ndërtohet një gardh prej 241 kilometrash teksa ky projekt pritet ti marrë rreth 4 vite ushtrisë finlandeze për shkak të gjatësisë prej 1278 kilometra të kufirit mes dy shteteve.

*TiboNews