
“Financial Times” i bën jehonë kulinarisë shqiptare
Gazeta e njohur britanike “Financial Times”i ka kushtuar një faqe të terë mjeshtërisë së gatimit në vendin tonë.
Nga veriu në jug, gazetarët takohen me shefat më të mirë të kuzhinës, që prezantojnë për ta gatimet tradicionale, të pasuruara edhe me elemente te reja të kohës.
Vera e Beratit, tava me kos e Elbasanit apo peshku i Qeparoit duke se iu kanë lënë po aq mbresa. Në të përmendet edhe ndikimi i kuzhinës së vendeve fqinje apo perëndimore, të cilat e kanë kthyer gastronominë shqiptare një ftesë joshëse për çdo turist të huaj.
Artikulli i plotë nga Financial Times, në linkun këtu.
*Tibo News.