
Finalja e Conference League në stadiumin “Air Albania” rrit çmimet e prenotimeve në hotele
Finalja e Conference League mes Romës dhe Feynord që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj ka rritur në mënyrë stratosferike çmimet e hoteleve në kryeqytetin Tiranë.
Por edhe vetë qytetarë shqiptarë po përfitojnë duke hedhur me qira për tifozët apartamentet apo pronat e tyre me çmime të larta.
Sipas një vëzhgimi në platformat e rezervimeve turistike si Booking, rezultojnë qindra hotele dhe prona që jepen me qira me çmime të kripura.
Sipas vëzhgimit, një natë qëndrimi në hotelet në Tiranë në datën 25 maj, pra ditën e ndeshjes sipas Booking varion nga 37 000 lekë e deri mbi 230 000 lekë. Në periudha të tjera të vitit, për të njëjtat struktura çmimet janë shumëfish më të ulëta se në këtë ditë.
*Tibo News.