Finalja e Conference League me impakt 140 milionë euro në ekonomi

Finalja e Conference League që u mbajt në Tiranë nuk ishte thjesht një lojë, por një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë.

Por, mbi të gjitha ishte një mundësi e artë për shumë biznese.

Rreth 140 milionë euro vlerësohet të jetë impakti në ekonomi për të gjitha bizneset që u kanë shërbyer mijëra tifozëve të ardhur në vend.

Zinxhiri i përfituesve nga të ardhurat e gjeneruara nga ky event ishte i konsiderueshëm.

Shpenzimet më të mëdha duket se kanë shkuar për akomodimin pasi çmimet e hoteleve dhe strukturave të tjera arritën në shifra rekord, deri edhe në 3000 euro një natë qëndrimi për subjektet rreth stadiumit veçanërisht.

Por, nga rasti përfituan edhe qytetarët të hidhnin me qira apartamentet e tyre.

*Tibo News.