
Finalja e Champions League, përgatitje në “Air Albania” edhe ndaj Covid
E gjithë vëmendja është përqendruar në finalen evropiane të Romë- Feynord që për herë të parë zhvillohet në Shqipëri, në 25 maj në stadiumin Air Albania.
Përveç 8 posteve të infermierisë që ka vetë stadiumi do shtohen edhe 40 personel mjekësor nga Qendra Kombëtare e Urgjencës, ndaj kanë nisur inspektimet dhe skenarët për asistencën mjekësore, si në fushë për sportistët edhe për 21 mijë tifozët, nëse do të duhet.
Euforia e ndeshjes nuk po frikëson qytetarët nga Covid, pasi në fakt kanë qenë pikërisht ndeshje të mëdha të Champions League, të cilat u shndërruan në burim të transmetimit të virusit duke shkaktuar infektime masive.
Edhe pse virulenca ka rënë, autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për t’u vaksinuar.
*Tibo News.