
Finalizohet projekti madhor i KOKSH, “Ekipet Sportive në Shkolla”
Është finalizuar me sukses sezoni i parë i “Ekipeve Sportive në Shkolla”, një projekt madhështor i KOKSH, që përfshiu 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.
U përfshinë 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë.
Ky sezon u mbyll me ndeshjen e Ekipit të Djemve për Shkollat e Mesme në Disiplinën Basketboll, mes Shkodrës dhe Tiranës, ku kjo e fundit arriti të triumfonte dhe të merrte kupën me vete.
Ministria e arsimit, Evis Kushi, shprehet e lumtur për gjithë ecurinë e këtij projekti dhe finalizimin në formën më të mirë të mundshme.
Si çdo projekt i ri dhe “Ekipet Sportive në Shkolla” ka patur vështirësitë e veta, por tani që ky sezon u përmbyll me sukses, ministrja Muzhaqi shprehet se pritshmëritë për vazhdimin do të jenë edhe më të larta.
Pas gjithë punës kolosale, zëvëndësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Endrit Hoxha, u shpreh se projekti do të studiohet me gjithë grupin për ta çuar sa më lart në vazhdim.
Profesionistët e fushave janë kyç për mbarëvajtjen dhe njëri prej tyre ka qenë edhe Avni Ponari, Presidenti i Federatës së Basketbollit.
Platforma Tibo në partneritet me Komitetin Olimpik Kombëtar ka sjellë ekskluzivisht në kanalin “SportAlb” transmetime live të të gjithë kampionateve të basketbollit dhe volejbollit që u realizuan përgjatë vitit.