AlbanianEnglish

Filmi që nuk do të shohim kurrë, “100 years”

100 Years”, i njohur ndryshe edhe si ai që nuk do të shohim kurrë, ky është një film i ardhshëm eksperimental fantashkencë i shkruar nga John Malkovich dhe me regji nga Robert Rodriguez.

 

Periudha 100-vjeçare përputhet me kohën që i duhet një shisheje konjaku Louis XIII për t’u vjetëruar siç duhet përpara se të lëshohet për konsumatorët.

Zbuluar nga faqja e njohur e filmave, IMDB, përmbajtja e këtij filmi të shumëpërfolur është ende sekret.

Momenti kur do të zbulohet, do të jetë vetëm kur të publikohet në vitin 2115.

Tre pjesët që do të shfaqen në film, të publikuara nga krijuesit, përfshijnë tre të ardhmë të ndryshme.

Një version i jashtëkonshëm i teknologjisë së lartë, një dystopian gjysmë i rrënuar i qytetërimit dhe një e ardhme retro.

Aktorët kryesorë të këtij filmi janë John Malkovich, Marko Zarro dhe Shuya Chang.

 

Duke pasur parasysh titullin dhe pamundësinë për të parë këtë film, publikut nuk i ka mbetur që tjetër veç të folurit paraprakisht për të.

You don't have permission to register