
Filmi i mbushur me yje, publikohet traileri i “Amsterdam”
Christian Bale nuk e mbylli me “ Thor: Love and Thunder” këtë vit, por ka një tjetër projekt në kinema.
Regjisori i “American Hustle” dhe “Silver Lining Playbook”, David O.Russel, erdhi me një trailer të ri të sapopublikuar, “Amsterdam”.
Në këtë film do të jetë një kast i përzgjedhur me yjet më të njohur në ekran.
Ky film zhvillojhet në vitet 1930 dhe ka të bëjë me dy personazhe, Uashington dhe Robbie, si një dyshe që duhet të ndihmojnë Bale pas akuzës për vrasje.
Në udhëtimin e këtij filmi njihen edhe personazhe të tjerë të çuditshëm që befas e shohin veten mes komplotit të madh amerikan.
Ja një listë e disa prej aktorëve
Margot Robbie
John David Washington
Robert De Niro
Timothy Olyphant
Zoe Saldana
Rami Malek
Michael Shannon
Andrea Riseborough
Mike Myers
Taylor Swift
Chris Rock
Anya Taylor-Joy
Michael B. Jordan
Ky film është edhe një rikthim për regjisorin David O.Russell që nga viti 2015.
Kjo ndërprerje ka qenë edhe shkak i një reputacionit të vështirë për t’ju qasur në punë.
Vite më parë u publikua një video ku ai shfaqej duke i bëritur dhe fyer Lili Tomlit në xhirimet e “I Heart Huckabees”.
Filmi pritet të jetë në kinema në muajin nëntor.