
Filmat që duhet të shikojmë, sipas rekomandimit të Dua Lipës
Duan e duan të gjithë për shkak të personazhit që ka treguar deri më tani, me talentin e jashtëzakonshëm në muzikë si dhe me pozitivitetin karakterizues.
Më herët nuk e dinim që preferencat e saj drejtoheshin edhe nga bota e kinematografisë, por në rrjetin social Instagram, të “Service95” janë treguar të gjithë sugjerimet e këngëtares për filmat dhe komeditë e saj të preferuara, që janë idealet për t’u parë, sidomos tani në kohën e lirë të afër pushimeve.
Më poshtë do të gjeni listën e rekomanduar nga Dua Lipa.
- True Romance (1993)
- How to Lose a Guy in 10 Days (2003)
- Little Miss Sunshine (2006)
- The Talented Mr. Ripley (1999)
- Moonstruck (1987)