
Filmat që duhen parë, të paktën një herë
Njerëzit që kohën e tyre zgjedhin ta ndajnë edhe me filmat, padyshim kanë një listë me filmat që mendojnë se duhen parë patjetër.
Sipas përzgjedhjeve së shumë individëve ne kemi zgjedhur tre nga filmat që mendojmë se duhen parë, të paktën një herë.
Kjo për shkak se ata janë klasikë, kanë ndikim në kulturën pop, ose duke parë se sa inovativë apo interesantë janë.
“The Godfather” nuk është vetëm “kumbari” i filmit modern të gangsterëve, është një film fenomenal, pikë.
Historia e Michael Corleone-s që tërhiqet gradualisht në biznesin kriminal të familjes së tij, “The Godfather” ka një mori skenash, momentesh dhe linjash ikonike që kanë ndikuar në kulturën pop.
Mund të ketë disa filma që janë teknikisht më të mirë, por në fakt janë të paktë në numër.
“The Wizard of Oz” është ndër filmat më të njohur të të gjitha kohërave.
Padyshim që ka edhe filma më të mirë, por ky është një gur prove kulturore, me imazhe, personazhe dhe këngë që përshkojnë kinemanë, kulturën, madje edhe gjuhën tonë popullore.
Nëse nuk e keni parë ende “The Wizard of Oz” , kërkojeni dhe ndiqeni sa më parë.
Ndonëse ngushtim i listës është gjithmonë i vështirë, “Psycho” është padyshim filmi që nuk mund të mungonte.
Ky film ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në kinema dhe kulturën pop.
Jo vetëm që skenat janë bërë ikonike, por edhe i gjithë filmi ka ndikuar në krijimin e të gjithë zhanrit slasher të filmave horror dhe ka hapur rrugën që kthesat e komplotit të bëhen një aspekt kryesor i filmave.