Film për gjyqin e famshëm Depp-Heard

Një film për gjyqin e famshëm mes dy ish-bashkëshortëve, Johny Deep dhe Amber Heard, duket se është në horizont, në shërbim të transmetimit “Tubi”.

“Hot Take: The Depp/Heard Trial” do të dramatizojë ngjarjet rreth veprimit ligjor që u zhvillua gjatë gjashtë javëve në fillim të këtij viti dhe do të ndjekë “marrëdhënien e trazuar” midis çiftit.

Yjet e “Hot Take” janë Mark Hapka, me rolin e Depp dhe Megan Davis veshur nën petkun e Heard.

Regjisorja do të jetë Sara Lohman, më parë përgjegjëse për filmin horror Off the Grid, ndërsa e shkruar është nga Guy Nicolucci.

Gjyqi, i cili përfundoi më 1 qershor, nxori Depp fitues të tre akuzave për shpifje, ndërsa Heard fitoi në një pikë të kundërpadisë së saj. Depp kishte pohuar se një artikull që ajo shkroi në Washington Post në 2018 ishte shpifje, ndaj atij iu dhanë 15 milion dollarë (që më vonë u reduktuan në 10.35 milion dollarë) si dëmshpërblim. Kundërpadia e Heard thoshte se ajo ishte shpifje nga agjenti i shtypit të Depp dhe ajo gjithashtu u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Tubi, një shërbim transmetimi në pronësi të Fox, do ta shfaqë filmin falas, nga 30 shtatori në vendet ku operon, ku përfshihen SHBA, Australia dhe Zelanda e Re.