Film autobiografik për Michael Jackson, ja kush luan rolin e tij

Jeta e “mbretit” të popit, Michael Jackson, do të pasqyrohet përmes një filmi dhe askush nuk mund ta luante këtë rol më mirë se nipi i tij Jaafar.

Jaafar, djali i Jermaine Jackson, tha në Twitter se ishte “i përulur dhe i nderuar” që do të sjellë në jetë historinë e xhaxhait të tij.

“Sinqerisht, nuk mund të isha më i lumtur dhe më krenar për të, ai është duke punuar shumë dhe unë e di që do të bëjë një punë të mrekullueshme. Jam i bindur se të gjithë do të bëjmë më të mirën për t’i treguar botës një pjesë të babait tim që nuk e kanë parë kurrë dhe që e meritojnë ta shohin”, shkroi Prince në Instagram

Filmi, i titulluar “Michael” me regji të Antoine Fuqua, po realizohet me bashkëpunimin e familjes dhe pasurisë së Jackson, duke i ofruar “audiencës një portret të thellë të burrit dhe vëllait tonë që u bë Mbreti i Popit”, tha një deklaratë e familjes Jackson në shkurt të vitit të kaluar.

Prodhimi i filmit,  i cili do të drejtohet nga Antoine Fuqua, i prodhuar nga “Bohemian Rhapsody’s” Graham King dhe i shkruar nga i nominuari tre herë për Oscar John Logan, do të shfaqet këtë vit.

Familja Jackson shprehu mbështetjen e saj për zgjedhjen e kastit të produksionit dhe djali i Michael, Prince, tha se Jaafar “mishëron” aq shumë nga babai i tij.

Jafar ka lindur në Los Angeles, Kaliforni në korrik 1996 dhe ka nisur të kërcejë e këndojë që në moshën 12-vjeçare. Në vitin 2019 ai publikoi këngën e tij të parë me titull “Got Me Singing”.

*TiboNews