Figurat e njohura që luftuan me frikën e të folurit në publik

Nga gjithë grumbulli i fobive, glossophobia, e njohur ndryshe si frika e të folurit publik, është një nga më të zakonshmet.
Njerëz të ndryshëm tregojnë se për ta është më mirë që të mos ngrihen dhe mbajnë një fjalim përpara një grupi njerëzish.
Në këtë grup, të përballur me këtë frikë, bëjnë pjesë edhe figura të njohura që ju ka rënë t’i shihni shpesh.

Julia Roberts


Julia Roberts është një aktore e cila ka fituar mjaft çmimeve, por e folura në publik për të ka qenë “vuajtje” që në kohën kur ishte fëmijë. Vëllai i saj Eric, gjithashtu aktor, kishte të njëjtin problem.
Julia Roberts përdori aktrimin si një metodë për të kapërcyer frikën e saj dhe në 2001 ajo mbajti një fjalim, me shumë siguri në të folur pasi fitoi një Oscar për rolin e saj në ‘Erin Brockovich’ (2001).

Nicole Kidman


Ashtu si Renée Zellweger, Nicole Kidman dikur bënte gjithçka për të shmangur të folurit në publik.
Një herë aktorja ka thënë për “Guardian”-in: “Më kap paniku para të gjitha kamerave, duart më dridhen dhe kam probleme me frymëmarrjen”. Është e qartë se kjo është diçka me të cilën personazhet aq të njohur sa ajo, duhet të përballet në karrierën e saj.

Rowan Atkinson


Aktori i “Mr Bean” ka “luftuar” me të folurin në publik për vite me radhë.
Në fakt, ai e bëri atë pjesë të aktit të tij dhe shumë nga personazhet e tij vuajnë me të njëjtën gjë.
Pavarësisht fobisë së tij, Atkinson arriti famën dhe suksesin në ekran, edhe pse kur shfaqet në “talk show” shpesh duket nervoz dhe e transmeton pasigurinë në një mënyrë apo tjetër..

Sigmund Freud


Neurologu dhe psikiatri austriak Sigmund Freud, i cili shkroi për ankthin dhe shtypjen që shkakton ai, vuante vetë nga ankthi në momentet e të folurit publik.
Burimet sugjerojnë se, si shumë të tjerë, Frojdi do të bënte gjithçka për të shmangur të folurit para një grupi njerëzish.

Abraham Lincoln


Mbajtja e fjalimeve është një kërkesë e qartë dhe e pashmangshme e punës së presidencës.
Abraham Lincoln, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, ishte një nga figurat që kishte “fobi” të folurit në publik.
Burimet kanë treguar se Lincoln e urrente këtë pjesë të detyrës së tij, duke sjellë gjithmonë justifikime për të mos e bërë atë dhe duke përdorur zëvendësues aty ku ishte e mundur.

 

*Tibo News