
Figura e harruar si “showman” e Putinit
Politikanë, artistë dhe njerëz të njohur anë e mbanë globit kanë dënuar ashpër pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Por shumëkush ka harruar se ka plot të tjerë që në mos janë “pro”, refuzojnë të mbajnë një pozitë kundër Presidentit rus, kjo pasi kanë miqësi personale me të.
Mediat ndërkombëtare kanë kujtuar njohjet me artistë të famshëm të Hollywood-it si regjisori Oliver Stone, aktorët Leonardo DiCaprio, Gerard Depardieu, Steven Seagal, Mickey Rourke, apo dhe Jean-Caude Van Damme.
Putin, tashmë 69 vjeç, duket se e ka humbur vitalitetin viziv në botën e spektaklit, por mbetet i paharruar momenti kur në vitin 2010 Presidenti iu ngjit skenës në një event bamirësie për fëmijët në Shën Pjetërsburg.
Jo për të mbajtur ndonjë deklaratë politike, por për të kënduar këngën “Blue barry hill”.
Momente surreale për showbizin, teksa poshtë aktorë të njohur si Sharon Stone, Goldie Hawn, Monica Bellucci, Kevin Costner apo dhe Kurt Russell e duartrokisnin.
Krejt ndryshe tanimë figura e këtij lideri po asociohet me luftën në Ukrainë madje duke u krahasuar me Adolf Hitlerin, si një personalitet i urryer për Perëndimin, i aftë vetëm për shkatërrim dhe vrasje njerëzish të pafajshëm.