Festohet Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë në të gjithë vendin falin namazin

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të diel festën e Kurban Bajramit.

Mëngjësin e kësaj të diele me mijëra besimtarë të besimit islam e kanë nisur me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore.

Në Tiranë, falja e namazit u krye në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Akti i Kurbanit kryhet pas Faljes së Bajramit, ku veç shesheve besimtarët i drejtohen xhamive më të afërta.