
“Festivali i posterit prishtina” Rrezeart Galica sjell edicionin e dytë në Tiranë
Pas përfundimit të studimeve në degën e Dizajnit Grafik, Rrezeart Galica do të rëdnitej në mesin e themeluesve dhe anëtarëve të Unionit të Dizajnerëve të Botës. Përgjatë viteve ai ka ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash personale dhe kolektive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Së fundmi ai vjen me “festivalin ndërkombëtar të posterit”. Ky festival vjen në edicionin e tij të dytë edhe në Tiranë. Artistë nga 32 vende të botës, nga kontekste sociale dhe kulturore të ndryshme sjellin përmes posterave të dizajnuar prej tyre përjetimin dhe konceptin për lirinë. Ata prezantojnë këto postera me mesazhe interesante nga vendet prej nga vijnë.
Asnjëri nga posterat nuk është i njëjtë me tjetrin dhe të gjithë bashkë krijojnë një ‘puzzle’ që na njeh me rëndësinë e lirisë.
Festivali u konceptua si një garë, fituesit e të cilës ishin ata që në punimet e tyre ja dolën të krijonin më shumë impakt tek juria profesioniste, ndërsa punimet e këtij festivali do të qëndrojnë në Galerinë e Artit Tiranë.
Jo vetëm për ata që e duan dhe ndjekin artin, por të rinjtë janë ata që shfaqin tepër interes për të, sepse kjo është dhe një mundësi shumë e mirë për ta për të qenë të suksesshëm në të ardhmen.