Festimet e Halloween-it kthehen në tragjedi

Kremtimi i Halloween ka rezultuar në një tragjedi, duke lënë të paktën 153 të vrarë dhe rreth 80 të plagosur si pasojë e përplasjes së turmës dhe rrëmujës. Ngjarja ka ndodhur në Seul, një nga lagjet më të njohura të Koresë së Jugut.

Një turmë e madhe, ku kishte rreth 100,000 njërëz mbushën rrugët e Itaewon për të festuar për herë të parë pas lehtësimeve nga masat e COVID-19.

Zyrtarët e zjarrfikësve si dhe dëshmitarët kanë raportuar se njerëzit vazhduan të shkonin në rrugicë, ndonëse ajo ishte e tejmbushur me njerëz. Kur ata që ishin në krye të rrugës së pjerrët ranë, kjo bëri që të tjerët poshtë tyre të rrëzoheshin mbi njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin. Autoritetet janë duke hetuar shkakun. Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, shpalli ditë zie kombëtare.