
Ferrari me risi për Botërorin e Formula 1
Ferrari ka prezantuar makinën e re, me të cilën do të garojë në Botërorin e Formula 1 të këtij viti.
Njëvendëshja e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz quhet F1-75.
Ajo është makina e shtatë që prezantohet, pas Haas, Red Bull, Aston Martin, McLaren, AlphaTauri dhe Williams.
Gjëja e parë që të bie në sy te Ferrari i ri është “hunda” shumë e hollë.
“Është një makinë radikale, ndryshe dhe e bukur”, tha spanjolli Sainz gjatë prezantimit.
Ferrari në Formula 1 është paraqitur në vitin 1950 me srinë e motorit Tipo 125 F1, duke mbetur ekipi më i vjetër dhe më i suksesshëm në Formula 1.
Pesë pilotët që kanë shkëlqyer me Ferrarin në Formula 1 janë Michael Schumacher me 72 fitore, Niki Lauda me 15 fitore, Sebastian Vettel me 14 fitore, Felipe Massa dhe Fernando Alonso me nga 11 fitore.