
Fermerët rrisin çmimin e domateve në treg
Prodhuesit e domateve në sera kanë rritur çmimet këtë vit.
Prej muajit Mars dhe deri tani 1 kg domate është tregtuar me 130 deri në 180 lekë. Fermerët thonë se për herë të parë kanë arritur të marrin fitimin e punës së tyre me këtë çmim.
Kërkesa në treg për domate është e lartë si produkt që konsumohet në përditshmëri.
Por kultivuesit kanë mbjellë më pak sipërfaqe këtë vit.
Në pranverë domatet në treg janë kryesisht të importit.
Megjithatë pritet që skemat mbështetëse në bujqësi të shtojnë sipërfaqet e mbjella me perime në zonat si Myzeqeja.