Fermerët në Gjermani nuk heqin dorë nga protesta

Fermerët në Gjermani nuk heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e të drejtave të tyre.“Portofoli” i qeverisë gjermane  nuk mund të hapet për më shumë ndihmë shtetërore” kështu ka deklaruar ministri i Financave Christian Lindner në një deklaratë të dhënë para mijërave fermerëve që po protestonin.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka mbajtur anën e fermerëve.Ndonëse ministri i Financave theksoi se protesta është e ligjshme dhe paqësore, duke vlerësuar unitetin e fermerëve, tha se jo gjithçka mund të zgjidhet sipas pritshmërive të tyre.

Rreth 30,000 fermerë arritën në pragun e parlamentit për të protestuar ndaj kostove në rritje dhe planeve për të hequr gradualisht subvencionet për karburantin bujqësor.