Fermerët bllokojnë trafikun pranë Harkut të Triumfit në Paris

Fermerët francezë bllokuan trafikun rreth Harkut të Triumfit me traktorë në një demonstratë që ata thanë se ishte për të shpëtuar profesionin e tyre.

Fermerët  janë kundër kufizimeve me të cilat përballen sipas rregullave të “Marrëveshjes së Gjelbër” të BE-së për të luftuar ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe atë që ata thonë se është konkurrencë e pandershme nga vendet jashtë BE-së.

Sipas fermerit Axel Masson, rreth 100 kolegë të tij u mblodhën në rrethrrotullimin në zemër të Parisit nga ora 03:00 e mëngjesit me orën lokale në një “protestë paqësore dhe ligjore”.

Fermerët kërkuan “masa të menjëhershme për të shpëtuar 45% të fermave, të cilat po përballen me vështirësi financiare”.

Fermerët francezë vendosën edhe një kurorë në kujtim të kolegëve të tyre, të cilët për shkak të problemeve financiare u vetëvranë.