
Fenomeni i fundjavës me dy planetet, Venusi dhe Jupiteri
Shihni lart në qiell këtë fundjavë nëse doni të përjetoni emocionet e shkëlqimit të dy planeteve më të shndrritshme të sistemit diellor.
Venusi dhe Jupiteri do të jenë miliona milje larg njëri-tjetrit, por nga Toka ata do të duken shumë afër tyre. Kjo lidhje planetare ndodh çdo vit, por këtë vit ata do të jenë shumë më afër se zakonisht.
I njëjti fenomen spektakolar nuk do të ndodhë deri në vitin 2039. Me sy të lirë ose dylbi do mund të shihni vetëm dy pika që shkëlqejnë si asnjë trup tjetër qiellor.
Pas të shtunës, dy planetët do të vijojnë rrugët e tyre të ndara ndërsa do të largohen plotësisht nga njëri tjetri në ditët në vijim, me ritme të ngadalta.
Kryesisht për astronautët është një mundësi e artë për të siguruar pamje më të detajuara.
Në terma shkencorë ky fenomen njihet si lidhje planetare.
Një lidhje planetare merr këtë term kur kemi të bëjmë me dy planetë të cilët shfaqen shumë afër njëri tjetrit.
Si mund ta shihni?
Koha ideale për ta parë është e diela, para agimit është më mirë, pra para se të lindë Dielli.
Planetët do të jenë poshtë në qiell, afër horizontit. Nëse mundeni gjeni një vend në lartësi, ku ka errësirë dhe jo shumë drita. Shihni në qiell, kërkoni dy pika shumë të ndritshme të cilat ndodhen shumë afër njëra tjetrës. Venusi është më i ndritshëm se Jupiteri, kështu që do e dalloni që një nga pikat në qiell do të shkëlqejë akoma më shumë.
Nëse kërkoni të shihni më shumë, por nuk keni mjetet e duhura mund t’ju vijnë në ndihmë disa aplikacione, e kryesisht ata që kanë të instaluar një shkallë të lartë zmadhimi të pamjes.
*Artikulli i përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.