Fenomeni HydraFacial: Pse të gjithë janë të fiksuar pas këtij trajtimi

HydraFacial kryhet çdo 15 sekonda në gjithë botën. Mos u mundoni as të bëni llogaritë: Kjo në thelb arrin në dy milionë trajtime të kryera globalisht vetëm vitin e kaluar.

Sigurisht, të gjithëve u pëlqen trajtimi i fytyrës. Marrja e një trajtimi të tillë nuk është vetëm një trajtim i mirë për lëkurën tuaj, por është gjithashtu i mbushur me përfitime. Pra, çfarë e bën një HydraFacial kaq të veçantë dhe të ndryshëm nga pjesa tjetër? Shumica e fytyrave kanë shqetësime shumë specifike të lëkurës dhe disa janë shumë të ashpra. Megjithatë, HydraFacial është i tolerueshëm për shumicën, nëse jo të gjitha, llojet e lëkurës. Dhe rreziku për të përjetuar ndonjë efekt anësor negativ pas trajtimit është shumë i ulët.

Nëse tingëllon shumë i mirë për të qenë e vërtetë, lexoni se çfarë mendojnë dermatologët kryesorë.

HydraFacial përfshin përdorimin e një “pajisje hidradermabrazioni që kryen një regjim të patentuar me tre pjesë – pastrim, eksfolim dhe më pas infuzion të lëkurës me serume intensive”, shpjegon Sameer Bashey, një instruktor klinik në Los Angeles.

Në vend që të acarojë lëkurën me anë të dermabrasionit tradicional, kjo qasje më e butë pastron poret duke futur në të njëjtën kohë substanca të fuqishme që hidratojnë, ndriçojnë, tendosin dhe mbrojnë. Pajisja përdor “teknologjinë e vorbullës”.

Hidratimi i fytyrës mund të jetë i dobishëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Çfarë duhet të prisni nga një HydraFacial?

Në përgjithësi, ekzistojnë tre hapa kryesorë për një HydraFacial: Së pari, lëkura pastrohet dhe eksfolohet për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Gjatë këtij hapi, një praktikues përdor një mjet thithës për të zhbllokuar poret dhe për të reduktuar mbingarkesën. Në fund, aplikohet një serum i përzier me antioksidantë dhe kolagjen dhe pajisja i fut ato nën lëkurë. Rezultati përfundimtar: lëkurë e tendosur, e hidratuar dhe me shkëlqim.

Një nga përfitimet e një HydraFacial është pak ose aspak ndërprerje të aktivitetit pas trajtimit. Disa njerëz mund të përjetojnë skuqje, por shumica shohin rezultatin që pas momentit të trajtimit. Rekmandohet të mos e lani fytyrën dhe të shmangni aktivitetet që kanë tendencë për t’ju djersitur. Gjithashtu duhet të përdorni SPF për të mbrojtur lëkurën nga ekspozimi në diell pas trajtimit.

Kostoja?

Kostot ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni, mund të kushtojë diku nga 150 deri në 350 dollarë për trajtim. Seancat zakonisht variojnë nga 30 deri në 90 minuta dhe trajtimet më të gjata zakonisht përfshijnë shtesa që mund të rrisin koston.

A ka rreziqe?

Të gjitha llojet e lëkurës në përgjithësi mund ta tolerojnë këtë trajtim, por nuk rekomandohet për ata që inflamacion të lëkurës dhe djegie të forta nga dielli. Gjithashtu nuk rekomandohet për gratë shtatzëa. Disa nga përbërësit e përdorur gjatë HydraFacial, si acidi salicilik, nuk janë testuar dhe nuk janë provuar të sigurta gjatë shtatzënisë.

*Tibo News