Fëmijët do të kenë një qendër të re kulture

Sot u vu guri i parë i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, me sipërfaqe rreth 5500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës.

Ky do të jetë një pol i ri multikulturor dedikuar tërësisht fëmijëve, deklaroi ministrja e Kulturës Elva Margariti duke shtuar se gjithashtu do të ketë një sipërfaqe të shfrytëzueshme për aktivitete social-kulturore, ku përfshihen sipërfaqe skenike, performuese, klasa aktrimi, kërcimi, muzikë, pikturë, skulpturë etj.

*Tibo News