Federata Serbe do i kërkojë UEFA-s të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, çfarë ka ndodhur?

Me pretendimin se kanë bërë thirrje së bashku kundër serbëve, Federata Serbe e Futbollit do i kërkojë UEFA-s që të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë për këngët që kënduan në kor tifozët shqiptarë dhe kroatë në ndeshjen e mbrëmshme Kroaci-Shqipëri që u mbyll me rezultatin 2 me 2.

Tifozeritë shqiptare dhe kroate kënduan dhe festuan së bashku në harmoni mes tyre si dy popuj miq me njëri tjetrin.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç, ka pretenduar se tifozët shqiptarë dhe kroatë kanë bërë thirrje kundër serbëve. Ai kërkon që të dy kombëtaret të dënohen, ose në të kundërt Serbia nuk do marrë pjesë në kampionate Europiane.

“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”.

Ai u shpreh se ka besim që UEFA do të reagojë, njësoj siç bëri me gazetarin nga Kosova që i hoqi akreditimin në Euro 2024 pasi bëri simbole shqiptare kundër serbëve në stadium.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian mund ti ndiqni në cilësinë më maksimale në Platformën Tibo.