FBI: Hakerat rus një kërcënim i sigurisë amerikane

Hakerët rusë kanë skanuar sistemet e kompanive të energjisë dhe disa infrastruktura të tjera kritike në Shtetet e Bashkuara. Një zyrtar i FBI-së tha se hakerimi shtetëror i sponsorizuar nga Rusia paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Një përfaqësues i divizionit të kibernetikës pranë FBI-së tha se kërcënimi nga Rusia në kuptimin kriminal, po ashtu shtet-komb, është shumë real.

Që nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar kompanitë amerikane në lidhje me inteligjencën, se Rusia ka ndërmarrë hapa të hershëm drejt fillimit të sulmeve kibernetike.

Hetimet konfirmuan se “rastet e skanimit rus” të rrjeteve në sektorin energjetik të SHBA janë rritur kohët e fundit.

Shtëpia e Bardhë i qëndron bindjes se Rusia përfaqëson “një nga dy kundërshtarët kibernetikë më të aftë me të cilët përballemi globalisht” dhe është “një armik i frikshëm”.

Vitin e kaluar, shumë përpara sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti i SHBA Joe Biden e paralajmëroi hapur presidentin rus Vladimir Putin se disa sektorë duhet të jenë të kufizuar ndaj sulmeve kibernetike.