
FBI deklaron se ka ndaluar një sulm kibernetik nga Rusia
Byroja Federale e Hetimit të SHBA-së (FBI) ka hequr kontrollin e mijëra pajisjeve nga hakerat ushtarakë rusë. Kështu po përdorin të njëjtën infrastrukturë që spiunët e Moskës po përdornin për të komunikuar me pajisjet.
FBI e përshkroi operacionin si një veprim parandalues për të ndaluar hakerat rusë nga një rrjet kompjuterash të hakuar që mund të bombardojnë serverë të tjerë.
“Për fat të mirë, ne ishim në gjendje të prishnim këtë “botnet” përpara se të mund të përdorej”, tha Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së.
Drejtori i FBI-së, Chris Wray, u tha gazetarëve se FBI, me miratimin e gjykatës, hyri fshehurazi në mijëra pajisje për të fshirë viruset dhe për të rikonfiguruar pajisjet.
“Ne hoqëm viruset nga pajisjet e përdorura nga mijëra biznese kryesisht të vogla për sigurinë e rrjetit në të gjithë botën,” tha Wray.
Ai tha se kanë mbyllur derën që rusët kishin përdorur për të hyrë në to.
Deklarata vinte në dukje se zyrtarët amerikanë nisën një fushatë ndërgjegjësimi “për të informuar pronarët e pajisjeve WatchGuard për hapat që duhet të ndërmarrin për të korrigjuar problemet.
Deklarata vinte në dukje se FBI e kishte kryer punën e saj në bashkëpunim me WatchGuard.
Rusia thotë se “operacioni i saj i posaçëm ushtarak” synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës dhe ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.