
Fatura e dritave mund të ndryshojë
A do të rikthehen fashat për pagesën e energjisë elektrike nga familjarët?
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se është drejt përfundimit një studim, me indikatorë që sugjerojnë se familjarët që harxhojnë më shumë se 700 kë/h energji elektrike, do paguajnë faturën me çmim tregu.
Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët e bizneset e vogla kompensohet nga shteti dhe paguhet në masën 9.5 lekë.
Ndërsa në tregun e lirë, çmimi shkon thuajse trefish, deri në 33 lekë.
*Tibo News