
Fatmira Hajdari pret shkallën e dytë të Vettingut
Në 24 tetor do të nisë procesi gjyqësor për gjyqtaren e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut.
Trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e shkarkimit të Fatmira Hajdarit kryesohet nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ramën, si dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Fatmira Hajdari i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rikthimin në drejtësi si gjyqtare, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit të saj nga detyra, marrë nga Komisioni i Vetingut në 18 qershor të vitit 2020.
*Tibo News