Fatmira Hajdari, jashtë sistemit të drejtësisë

Fatmira Hajdari shkarkohet nga posti të hënën, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pasuria e padeklaruar prej 950 mijë dollarësh i kushton ish gjyqtares qëndrimin në sistemin e drejtësisë.

KPA la në fuqi vendimin e Kolegjiit të Posaçëm të Kualiftimit duke përjashtuar përfundimisht ish bashkëshorten e Azem Hajdarit nga sistemi i drejtësisë.

Ish gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari nuk arriti dot që të deklaronte pasurinë e saj prej 950 mijë dollarësh, duke bërë sipas KPA deklarime të pamjaftueshme dhe jo bindëse.

*Tibo News