Fatmir Mediu reagon pas vendosjes nën akuzë nga SPAK

Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të SPAK për të dërguar në gjyq ish-ministrin e mbrojtjes për shpërdorim detyre.

Mediu e ka quajtur gjithë procedurën si formalizim i të gjitha veprimeve në kundërshtim me ligjin të kryer nga SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura në lidhje me ngjarjen tragjike të Gërdecit.

Rihapja e kësaj çështjeje dhe vazhdimi i e hetimeve të kryera nga ana e SPAK, sipas ish ministrit janë akte tërësisht në kundërshtim me ligjin procedural penal, po ashtu edhe me faktet dhe provat.

“Ngjarja tragjike e Gërdecit sikurse edhe vetë organi i prokurorisë ka pranuar, nuk ka si shkak urdhrat e Ministrit të Mbrojtjes. Këto urdhra kanë dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe akteve të Këshillit të Ministrave”, ka arsyetuar Mediu.

*Tibo News