
Fatma Haxhialiu shkëlqen në skenën e Tibo 360°
Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Fatma Haxhialiu, drejtoi në mënyrë fantastike koncertin madhështor “Tibo 360°” duke dëshmuar se ajo ishte zgjedhja e duhur.
Sikurse e deklaroi në skenën unike të “Tibo 360°”, Fatma, zgjodhi të vishej me një stil unik që përfaqësonte ngjyrat dhe vetë stilin e platformës TIBO.
“Kur më ftuan në event gjëja e parë që mendova ishte sigurisht veshja, sepse thashë ‘Duhet diçka moderne, unike, inovative, futuristike… që t’i përshtatet ideologjisë së platformës [TIBO] dhe mendoj se ia kam arritur qëllimit!”
– Fatma Haxhialiu.
Fatma moderoi me shumë elegancë gjithë eventin ku u shpallën edhe fituesit e Mega-Shorteut. Buzëqeshja dhe stili gazmor i saj rrezatonin në skenë me ndërthurjen e artistëve që iu bashkuan koncertit Tibo 360, si: Ngop, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Majk, DJ Arnon dhe Dafina Zeqiri.
Eventi Tibo 360° në sheshin Nënë Tereza u transmetua “Live!” në kanalin “T-News” të platformës TIBO.
View this post on Instagram