Fatjona Lubonja rrëfen eksperiencën nga aktrimi në doktore shkencash në SHBA

Dr. Fatjona R. Lubonja është shqiptaro-amerikania e cila prej vitesh ka zgjedhur SHBA-në si destinacionin e saj të jetesës dhe punës. Mban titullin doktor i shkencave në edukim, është gjithashtu studiuese, humaniste, dhe autore e shumë eseve narrative që trajtojnë fushën e Edukimit dhe Neuro-Shkencës.

Fatjona Lubonja është specialiste në fushën e neuro-shkencës, edukimit dhe behavior, thënë ndryshe analitika e sjelljes.

Dr. Lubonja diskuton rëndësinë e Rehabilitimit Mendor dhe Terapinë e Aplikimit Analitik në rastet e trajtimit të Autizmit. Së bashku më dr Gentian Toshkëzi në SHBA ata kanë ndërtuar rrjetin e tyre, për të rritur ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin mbi trurin dhe atë që ne duhet të dimë.

 

Përveç të gjithë karrierës së saj në Shqipëri Fatjona u bë e njohur në fillimet e saj me role kryesorë në filmat shqiptar  “Mirela” , “Një vajzë dhe një djalë” dhe “Ofelia”. Por kushdo mund ta kujtojë edhe si vajza e “Makinës së memories”. Përgjatë rrugëtimit të jetës thotë Fatjona , në reflektim të eksperiencës individuale, kam marrë me vete dashurinë për edukimin si themeli i të menduarit tim estetik, që ka udhëtuar me mua nga një kontinent në tjetrin.