AlbanianEnglish

‘Fast and Furious 10’ rikthen aktoren e njohur

Aktorja e njohur, Charlize Theron është rikthyer për ‘Fast and Furious 10’.

Përmes rrjetit social, “Instagram”, Charlize ndau fotot e para nga seti i ‘Fast X’, pjesa e 10-të e ekskluzivitetit ‘Fast & Furious’.

Ishin dy imazhe, ku në të parën Theron qëndron me krahët e saj të kryqëzuara ndërsa në të dytën, ajo qëndron mes disa anëtarëve të ekuipazhit, me sytë e mbyllur.

Ndërkaq, Theron ka shkruar:

 

“Ajo është kthyer, njerëz.”

 

Filmat e ardhshëm të 10-të dhe të 11-të të ‘Fast & Furious’ do të përfundojnë sagën e suksesshme. Regjisori do të jetë Justin Lin.

Aktorja Theron është shfaqur si Cipher në dy filmat e fundit dhe serish do të luajë personazhin në ‘Fast X’ gjithashtu edhe në pjesën e ardhshme të 11-të.

Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Sung Kang, Ludacris, Jordana Brewster, Tyrese Gibson dhe Nathalie Emmanuel pritet të kthehen gjithashtu për ‘Fast X’.

Është mësuar se do të rikthehet edhe reperja Cardi B, e cila luajti në F9.

 

Filmi është planifikuar të jetë në kinema më 19 maj 2023.

You don't have permission to register