Fasha 800 kWh nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor

Teksa ishte marrë vendim që më 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, duket se kryeministri Edi Rama është tërhequr. Fasha synonte që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalonin këtë kufi dhe konsumonin  afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguanin  me çmimin real çdo kw mbi kufirin e 800 KwH.

Kryeministri theksoi se kursimi i energjisë është arma kryesore për të kaluar dimrin pa kufizime energjie. Por duke u nisur nga situata e fundit meteorologjike dhe sasia e reshjeve të rëna, kryeministri bëri me dije se në bazë të një analize të gjatë është vendosur mos hyjë në fuqi më 1 tetor vendimi.