
Faruk Ozer i drejtohet Gjykatës së Lartë shqiptare për ekstradimin
Bosi i kriptmonedhave Faruk Ozer i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për anulimin e vendimit të Shkallës së Parë në Elbasan, që i hapi rrugë ekstradimit të tij në Turqi.
Pasi kishte tentuar të shpëtonte në Gjykatën e Apelit të Durrësit por nuk e arriti qëllimin, tashmë Ozer kërkon shpëtim në shkallën më të lartë të drejtësisë në vendin tonë.
*Tibo News