Fans të tatuazheve minimalist? 5 gabimet që s’duhet t’i bëni

Tatuazhet e vogla, minimaliste janë të bukura kur bëhën siç duhen dhe kur janë të mirë menduar. Ekspertët e tatuazheve thonë se simbolet e vogla kanë sekretet e tyre për të dalë perfekt, prandaj njerëzit duhet të shmangin disa gabime.

  1. Dëgjoje me kujdes ekspertin për t’u siguruar që tatuazhi s’është shumë i vogël.

Boja e tatuazhit zbehet me kalimin e kohës dhe përhapet në lëkurë, prandaj nëse simboli juaj është më shumë se i vogël, ka gjasa të mos duket më fare.

  1. Bëni mirë të shkoni diku ku janë të specializuar për tatuazhe të vegjël

Shumë njerëz mendojnë se një tatuazh i vogël mund të bëhet prej të gjithëve, por në fakt jo. Duket dikush shumë i kujdesshëm në detaje për ta realizuar si duhet.

  1. Tatuazhet e vogla s’duhet të kenë shumë detaje

Bëni një kompromis mes dizajnit dhe madhësisë.

  1. Kërkojini tatuazhistit tuaj t’ju tregojë foto të tatuazheve

Hidhini një sy fotove që janë në rrjetet sociale të studios ku do të bëni tatuazhin.

  1. Mendojeni mirë vendin ku do e bëni tatuazhin

Duke gjetur vendin e saktë në trup, tatuazhi juaj i vogël mund të rezistojë shumë gjatë dhe të duket edhe më bukur.