“Fan Zone” për ndeshjet në Europë, ja ku mund t’i shihni sfidat e Tiranës dhe Partizanit

Tibo dhe Oversport kanë kënaqësinë të njoftojnë tifozët e Tiranës dhe Partizanit se, përveç platformës sonë IPTV/OTT, mund t’i ndiqni skuadrat tuaja në nisjen e rrugëtimit europian FALAS nga ekranet e mëdha që do të ngrihen në bashkëpunim me dy klubet dhe Bashkinë Tiranë.

Tirana luan nesër (6 korrik, ora 19:30) ndeshjen e vajtjes në raundin e parë kualifikues për në UEFA Champions League. Bardheblutë përballen me 16 herë kampionët e Luksemburgut, F91 Dudelange, mbi 1,800 kilometra larg kryeqytetit. Por me Tibo dhe Oversport nuk ka më largësi.

Nesër (e mërkurë, 6 korrik) prej orës 19:00 në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi” një ekran i madh led me foni, stola dhe bar, pret çdo tifoz të Tiranës dhe dashamirës të sportit që nuk nguron ta mbështesë futbollin shqiptar teksa sfida do të vijë “Live!” nga Luksemburgu me koment të Alban Xhihanit dhe Andi Lilës.

Tibo dhe Oversport premton një organizim të ngjashëm me atë të ndeshjes përmbyllëse të Serie-A Sassuolo-Milan në sheshin “Skënderbej” ku si kurrë më parë u përcoll një atmosferë e jashtëzakonshme festive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TIBO (@tibo.tv)

Partizani luan të enjten (7 korrik, ora 18:00) në Tbilisin e largët në Gjeorgji kundër Saburtalos.

Mbi 2,600 kilometra largësi shkurtohen falë Tibo dhe Oversport, që do të sjellin “Live!” me koment të Alban Xhihanit çdo moment të të kuqve në rrugëtimin e tyre për në UEFA Europa Conference League.

Të gjithë tifozët e kuq që duan ta ndjekin ndeshjen në ambient të hapur e kanë një mundësi. Falë mbështetjes së Bashkisë Tiranë dhe bashkëpunimit me klubin e Partizanit “Amfiteatri i Parkut të Liqenit” do të kthehet në një mini-stadium me ekran të madh.

Pasnesër (e enjte, 7 korrik) prej orës 17:30 në Amfiteatrin e Liqenit çdo tifoz i Partizanit dhe dashamirës i sportit shqiptar do ketë mundësinë të brohorasë për djemtë e Dritan Mehmetit.