AlbanianEnglish

Familjet shqiptare rrisin huamarrjen për blerjen e shtëpive

Familjet shqiptare po rrisin edhe më shumë huamarrjen për blerjen e pasurive të paluajtshme, pavarësisht inflacionit të lartë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin 2022, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme shënoi vlerën rekord të 10.6 miliardë Lekëve ose 88 milionë Eurove, duke vendosur një rekord të ri historik. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi i sektorit është rritur me 48%.

Në veçanti, muaji mars ka shënuar një rekord të ri për shumën e kredisë së re për shtëpi.

*Tibo News.

You don't have permission to register