Familjet shqiptare harxhojnë rreth 40% të të ardhurave për ushqime

Shqipëria dhe Europa po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregje. Në vendin tonë inflacioni arriti në 7.4% në qershor, ndërsa në Bashkimin Europian, 8.7%. Të dhënat tregojnë se transporti dhe ushqimet vunë në vështirësi familjet shqiptare. Po ashtu, shërbimi në bare e hotele është shitur më shtrenjtë. Por, edhe pse shkalla e shtrenjtimit në BE është më e lartë, kriza është ndjerë më shumë këtu, pasi familjet shqiptare harxhojnë rreth 40% të të ardhurave për ushqime, ndërsa ato europiane 15% të rrogave.

Në qershor qeveria mbylli pagesën e përkohshme të ndihmës për familjet më të ardhura të ulëta, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i vazhduar këto pagesa apo për të ofruar një paketë të re.