AlbanianEnglish

Familja mbretërore britanike dhe trashëgimtarët e kurorës

Elizabeta e Dytë drejton monarkinë britanike prej më shumë se gjashtë dekadash. Pavarësisht ndryshimeve politike ajo mbetet me peshë në vendimmarrje pasi kryeson Komunelthin, një bashkësi shtetesh të ish-perandorisë së dikurshme që vijojnë të mbajnë lidhje ekonomike, kulturore dhe politike.

Prej vitit 1947, Elizabeta ka qenë e martuar me Princin Filip, i cili u nda nga jeta në vitin 2021. Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër e stërmbesa.

Djali i tyre i madh, Çarlsi, Princi i Uellsit, është trashëgimtari i parë i kurorës. Ai u martua me Kamilën në vitin 2005 rreth 9 vite pas divorcit të bujshëm me Princeshë Dianën, me të cilën pati dy fëmijë, Uilliamin dhe Herrin.

Uilliam, Princi i Kembrixhit, në vitin 2011 u martua me Katerinën, të cilën e kishte pasur shoqe klase në Universitet. Ajo u bë Dukesha e Kembrixhit.

Bashkë kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Xhorxhi, Sharlota dhe Luisi, të cilët janë të tretët, katërtët dhe pestët në radhë pas Çarlsit dhe Uilliamit për t’u bërë pasues të kurorës.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.

You don't have permission to register